AKTUALE

Tërmet i fortë në Greqi, autoritetet evropiane lëshojnë paralajmërim për cunami

Një paralajmërim për cunami është lëshuar nga autoritetet evropiane pas një tërmeti me magnitudë 6.1 ballë që goditi brigjet e Kretës në Greqi.
Bëhet e ditur se tërmeti goditi veriun e ishullit të Kretës.

Epiqendra ishte në det 58 kilometra në veri-verilindje të Elounda, me një thellësi prej 69 kilometrash, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, shkruajnë mediat e huaja.

Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC) lëshoi paralajmërim për cunami dhe referoi njerëzit në Greqi, Turqi, Itali, Francë dhe Portugali tek autoritetet e tyre lokale për përditësime.

Raportohet se lëkundjet u ndjenë në të gjithë detin Egje, duke përfshirë pjesë të Turqisë dhe Izraelit.

Brigada greke e zjarrit tha se të gjitha forcat e saj ishin në gatishmëri të lartë në të gjithë Kretën, megjithëse shtoi se nuk kishte marrë asnjë thirrje për ndihmë deri më tani.

Ndryshe, kjo lëkundje vjen pas një tërmeti të ngjashëm me magnitudë 6.1 që goditi vetëm një javë më parë pranë ishullit Kasos, në brigjet jugore të Greqisë.

Banner

Related posts

Taravari: BDI e desinkronizuar! – Kreu

admin

Mexhiti: Nuk duam t’i ndodhë BDI-së ajo që i ka ndodhur PPD-së dhe PDSH-së

admin

FOTO TË MEHMET HAJRIZIT GJATË FJALIMIT NË GJILAN NË NDERIM TË VITIT TË MADH 1981

Gjyla Halili