AKTUALE

Osmani: Të dhënat për përjashtimin e shqiptarëve janë frapante dhe shqetësuese

Banner

Ish ministri i Punëve të Jashtme dhe zyrtar i lartë i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani, ka reaguar ashpër ndaj diskriminimit të shqiptarëve në institucionet shtetërore dhe publike në Maqedoninë e Veriut, transmeton Flaka. Ai ka theksuar se të dhënat që vijnë nga këto institucione tregojnë një realitet shqetësues për sa i përket avancimeve, punësimeve dhe përfaqësimit në pozita kyçe të qytetarëve shqiptarë.

“Të dhënat që vijnë nga institucionet shtetërore dhe publike për përjashtimin e shqiptarëve nga avancimet, punësimet dhe pozitat kyçe janë frapante, shqetësuese dhe një çarje e rëndë në zemrën e Maqedonisë së Veriut multietnike, evropiane dhe të Ohrit,” deklaroi Osmani.

Sipas tij, një qasje e tillë jo vetëm që bie ndesh me frymën e Marrëveshjes së Ohrit dhe parimet e barazisë etnike, por rrezikon seriozisht kohezionin social dhe perspektivën evropiane të vendit.

Osmani ka bërë thirrje për veprim institucional dhe politik urgjent për të ndalur këtë trend diskriminues dhe për të garantuar përfaqësim të drejtë dhe të barabartë për të gjithë qytetarët, pa dallim etnie.

Deklarata e tij vjen në një kohë kur debati për përfaqësimin proporcional të shqiptarëve në institucionet shtetërore është rikthyer në fokusin e opinionit publik.

Banner

Related posts

Kryeparlamentari Gashi në takim me drejtorin e IRI, Xhon Fluarti

Gjyla Halili

Eurostat: 30% e popullsisë në Shqipëri është e sëmurë, nuk bën jetë normale nga problemet shëndetësore

admin

Maqedoni, deri 10% e popullsisë kanë shkallë të caktuar të sëmundjes kronike të veshkave

admin