AKTUALE

Në Shkup po mbahet manifestimi letrar “Ditët e poezisë”

Në Shkup po mbahet manifestimi letrar “Ditët e poezisë”, (bashkë)organizuar nga Fondacioni “Aco Shopov”. Aty lexohen kumtesa për autorë dhe recitohen poezitë e tyre. Në këtë mes ndodhen edhe poetët Adem Gajtani, Lindita Ahmeti dhe Abdylazis Islami. Ajo çka i jep shije të hidhur këtij manifestimi ndërlidhet me një absurd që ka të bëjë me gjuhën shqipe dhe me qasjen ndaj letërsisë shqipe. Aty jo vetëm që nuk ishte ftuar asnjë studiues shqiptar i letërsisë të flet mbi poetët e sipërpmendur, por as gjuha e pozisë së tyre, gjuha shqipe, nuk u lejua të depërtoj në publik. Poezitë e tyre deklamoheshin maqedonisht (!).
Manifestime të tilla ku poetët shqiptarë përmenden vetëm si statistikë e thatë dhe ku gjuha e tyre mohohet, jo vetëm se nuk kanë nevojë të mbahen, por si të tillë, këto manifestime, në vend se të fisnikërojnë marrëdhëniet mes njerëzve, ato i acarojnë edhe më tepër, duke shkërmoqur mjetin më elementar të komunikimit – gjuhën amtare! Nëse atheu i poetëve është gjuha e tyre, atëherë po del se poetët shqiptarë në Maqedoni qenkan pa atdhe, sepse poezitë e tyre deklamohen vetëm maqedonisht….! / ea

Shkup, 21 maj 2025

Banner

Related posts

“Ishin pak, ngelën edhe më pak” – Ademi: Para një viti nuk ndodhi ndryshimi, por rotacion politik i dhunshëm pa vullnetin e shqiptarëve

Gjyla Halili

Krenar Lloga reagon: Stop mashtrimit të vLEN-it, njihni Palestinën shtet sot!

Gjyla Halili

Pendarovski: Nëse nuk anëtarësohemi në BE, s’mund ta ndalim emigrimin

Gjyla Halili