AKTUALE

Aksion policor në Shkup! Prokuroria: Bastisjen në 5 lokacione pas provave të siguruara nga rasti “Bunker”

Nga Prokuroria Themelore Publike njofton se po zhvillohet aksion policor, ku është dhënë urdhër për bastisjen e 5 lokacioneve në Shkup, përcjell TV21. Sipas njoftimit të Prokurorisë, bastisjet po bëhen si rezultat i provave të siguruara nga hetimi në rastin “Bunker”, që ka të bëjë me anëtarët e grupit “Bellanoca-Baron”.

“Nën udhëheqjen e prokurorit kompetent që vepron në rastin me emrin e koduar “Bunker”, njësitë e MPB-së që nga orët e hershme të mëngjesit po kryejnë bastisje në pesë lokacione në Shkup. Aksioni është rezultat i provave të siguruara në kuadër të procedurës hetimore që po zhvillohet kundër anëtarëve të grupit kriminal “Bellanoca-Baron”. Prokuroria do të dalë me më shumë informacione gjatë ditës”, thonë nga Prokuroria.

Banner

Related posts

27 vjet nga rënia e Komandant Kumanovës – Ismet Jashari, simboli i luftës për liri

Gjyla Halili

Shkupi ka harxhuar 10 milionë denarë kompensim për kafshimet e qenve endacakë

admin

Tiranë, aksident fatal në Brryl, vdes një 25-vjeçar

Gjyla Halili