AKTUALE

Ndryshimet ligjore, tash e tutje mund të punësohen edhe persona nën moshën 18 vjeçare

Banner

Për herë të parë në historinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, u miratua një ligj i shumëpritur që rregullon angazhimin fleksibil të personave në punë, pa prekur të drejtat e fituara në marrëdhënie të tjera pune.

Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, konfirmoi miratimin e këtij ligji, duke theksuar se ai përmbush një kërkesë të kahershme të punëtorëve dhe punëdhënësve që nga fillimi i pavarësisë së vendit.

“Ky ligj do të krijojë mundësi për të gjithë ata që duan të angazhohen shtesë në punë, pa humbur të drejtat e tyre të mëparshme, ndërsa njëkohësisht do të rrisë të hyrat për shtetin dhe do të lehtësojë punëdhënësit në gjetjen e fuqisë punëtore,” deklaroi ministri Durmishi.

Sipas ligjit të ri, të drejtë për angazhim do të kenë:

Personat që nuk janë në marrëdhënie pune;
Personat e punësuar;
Të vetëpunësuarit;
Personat nën moshën 18 vjeç, që plotësojnë kushtet për punësim;
Studentët;
Përfituesit e pensionit të pleqërisë dhe atij familjar (përjashtuar ata për shkak të paaftësisë);
Të huajt me qëndrim të rregulluar ligjërisht në vend.
Ky mekanizëm pritet të hapë rrugë për rritje të të ardhurave personale, formalizim të angazhimeve afatshkurtra dhe rritje të kontributeve për buxhetin e shtetit.

Ky është një hap i rëndësishëm drejt fleksibilitetit të tregut të punës, në përputhje me praktikat moderne evropiane.

Banner

Related posts

Micotakis për ERT: Do të krijoni probleme – RMV është edhe për përdorim të brendshëm!

Gjyla Halili

Kandidati për këshilltar i VLEN largohet nga lista: “Nuk dal kundër Bajram Rexhepit”

Gjyla Halili

269 ​​sanksione për shpejtësi në territorin e Maqedonisë së Veriut

admin