AKTUALE

Sot spitali i Dializës së Strugës pranoi një donacion të çmuar nga shoqata humanitare LetzCare (FOTO)

Donacion me rëndësi tek Dializa

Sot, spitali ynë pranoi një donacion të çmuar nga shoqata humanitare LetzCare.
Donacioni përfshin:
• 10 karroca për persona me aftësi të kufizuara
• 15 rolatorë (ndihmës për ecje)
• 2 shtretër
• 10 koncentratorë oksigjeni
• 3 karrige për dush
• 15 kompjuterë
• 1 komodinë me sirtarë
• 1 qëndrim (stativ) për infuzion si dhe fasho kompresive, garza sterile, maska kirurgjikale, materiale dezinfektuese, doreza njëpërdorimëshe etj.

Me mirënjohje të thellë falënderojmë shoqatën humanitare LetzCare për bashkëpunimin e çmuar dhe mbështetjen bujare në kuadër të memorandumit te nënshkruar së fundmi.
Ky bashkëpunim, përveç të tjerave është dëshmi e përkushtimit tonë të për permirësimin e kushteve të trajtimit dhe mireqenies së pacientëve. Është gjithashtu një tregues i qartë se po ecim me hapa të sigurt dhe të shpejtë drejt ngritjes së cilësisë së shërbimeve shëndetësore.
Ne kujdesemi – dhe do të vazhdojmë të kujdesemi – për të mirën e pacientëve tanë.
Faleminderit LetzCare që jeni bërë pjesë e kësaj rruge fisnike.

( Gjithashtu një faleminderim të veçantë edhe për kompaninë transportuese “ I Kompani “ që na mundësoi ta realizojmë transportin e donacionit )

Banner

Related posts

Mësuesi e rreh nxënësin në Shkup, babai nga Saraji e raporton rastin në polici

Gjyla Halili

Vetëm 41% e fëmijëve në RMV të regjistruar në kopshte

Gjyla Halili

Mexhiti në Çair dhe Gazi Babë: Fryma e ndryshimit ndjehet në çdo rrugë

Gjyla Halili