AKTUALE

Kuvendi do ta mbajë mbledhjen e 49-të

Kuvendi sot do ta mbajë mbledhjen e 49-të plenare, në rend të ditës të së cilës janë gjithsej 11 pika.

Para deputetëve në lexim të dytë janë Propozim vendimi për dhënie të autorizimit për arritje të marrëveshjes individuale kolektive, Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për punë të jashtme, Propozimi i plotësuar i ligjit për angazhim me punë të personave.
Në lexim të parë janë Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për kafshët e egra dhe gjuetinë, Propozim ligji për ndryshim të Ligjit për fitofarmacinë, Propozim ligji për ndryshim të Ligjit për mbrojtje nga shqetësimi në vendin e punës, Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për mjedisin jetësor, Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për arsimin fillor, Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për arsim të mesëm, Propozim ligji për ndryshim të Ligjit për arsimin e lartë dhe Propozim ligji për kryetarin e Komisionit të letrave me vlerë.

Related posts

Prokuroria bëri të ditur moshat e 59 personave që humbën jetën nga zjarri në Koçan – mosha më e re 16 vjeç

Gjyla Halili

Ata që e ngufatin UT-në, lista e zezë amerikane nuk është e kompletuar pa ju

admin

PDK: Ministrja Hajdari të shkarkohet menjëherë dhe të hetohet detajisht

admin