AKTUALE

HATME NË FSHATIN XHEPÇISHT

Dje e diel, me datë 18.05.2025, në Xhaminë e fshatit Xhepçisht, u organizua manifestim solemn me rastin e përfundimit të leximit të plotë të Kur’anit Famëlartë – hatme, nga 74 nxënës (grupi i djemëve) të mektebit të kësaj xhamie, të cilët u përgatitën në nivel të lartë nën udhëheqjen e mualimëve hfz. Emin ef. Beadini dhe Amir ef. Amedi.

Në këtë manifestim madhështor, përveç prindërve, familjarëve dhe dashamirëve të fjalës së Zotit, morën pjesë Myftiu Dr. Hfz. Selver ef. Xhemaili, me kolegë nga Myftinia e Tetovës, koordinatori i Medresesë Isa Beu në Tetovë, Dr. Beqir ef. Memeti, profesorë dhe imamë të rrethit, si dhe shumë besimtarë nga fshati dhe më gjerë.

Në fjalën përshëndetëse, Myftiu i Tetovës vlerësoi lart përkushtimin e nxënësve dhe mualimëve, duke theksuar rëndësinë e mektebit si themel i edukimit fetar dhe moral të brezave të rinj. U përmend se përgatitja e 74 nxënësve në një nivel kaq të lartë është dëshmi e punës së palodhur, përkushtimit të sinqertë dhe përkujdesjes së vazhdueshme për cilësinë e mësim-besimit.

Duaja e hatmes u bë nga sekretari i Myftinisë së Tetovës, Semir ef. Fazliji, ndërsa programin e moderoi referenti i Myftinisë, Muhamed ef. Berzati.

Pas përfundimit të programit të përgatitur me përkushtim, u shpërndanë diplomat për të gjithë nxënësit që përfunduan hatmen, ndërsa për mualimët hfz. Emin ef. Beadini dhe Amir ef. Amedi u ndanë mirënjohje të veçanta si shenjë falënderimi për angazhimin e tyre të sinqertë dhe profesional.

Zoti i bekoftë këta të rinj me dituri të dobishme dhe vepra të mira, dhe i shpërbleftë mualimët me të mirat e Tij në dynja dhe ahiret.

Falënderime të veçanta i drejtohen gjithashtu këshillit të xhamisë dhe të gjithë kontribuuesve që ndihmuan në realizimin e këtij manifestimi të paharruar.

Related posts

Bdi: Afrim Gashi – zëdhënës i Mickoskit dhe simbol i nënshtrimit

Gjyla Halili

Bora zbardhi Strazhën

Gjyla Halili

Kush është Bujar Osmani? Doktor i diplomacisë dhe i Maqedonisë evropiane!

Gjyla Halili