AKTUALE

REISUL ULEMA H. HFZ. SHAQIR EF. FETAI PRITI NË KABINETIN E TIJ FITUESIT E GARAVE KUR’ANORE “KOSOVA 2025”

Banner

Sot, 19 maj (e hënë), Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV – së, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i shoqëruar nga drejtori i sektorit fetaro – arsimor, Mr. Hfz. Fejzulla Sadiki dhe drejtori për kulturë dhe shkencë, Mr. Musanif Rufati, priti në kabinetin e tij fituesin e çmimit të madh, vendit të parë në kategorinë Hifz të Garave Kur’anore Ndërkombëtare në vendet Ballkanike, Numan Selami si dhe fituesin e vendit të dytë kë kategorinë dy xhuz’, Hamza Arsllani.

Gjatë takimit, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, fillimisht u shpreh shum i ngazëllyer me suksesin e arritur të përfaqësuesve të Bashkësisë Fetare Islame të RMV – së në këto gara, në veçanti me Hfz. Numan Selamin i cili arriti të sigurojë vendin e parë në kategorinë kryesore, atë të memorizimit të tërësishëm të Kur’anit, duke nënvizuar se suksesi i juaj është një moment shum i rëndësishëm i motivimit të të rinjëve në nxënien e Fjalës së Allahut të Lartëmadhëruar.

Reisul Ulema kandidatëve u dëshiroi shëndet të plotë dhe suksese të larta në kompeticionet e rradhës të garave Kur’anore.

Në fund, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, në shenjë falenderimi për përfaqësimin dinjitoz, fituesve u ndau mirënjohje dhe nga një shpërblim simbolik.

Allahu ju bekoftë!

Banner

Related posts

Selami:Qytetarët të mos i hapin sms porositë dhe mos i shpërndajnë të dhënat personale ndaj ujp.mk

admin

Zef Berishaj zgjidhet Kryetar i Shoqatës “Jehona e Malësisë” në Miçigan

Gjyla Halili

Mbi 41.000 të vdekur nga tërmeti në Turqi dhe Siri, Erdogan thotë se janë rrënuar 47.000 ndërtesa

admin