AKTUALE

Flakron Bexheti jep dorëheqje nga posti i Zëvendësministrit të Bujqësisë

Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Flakron Bexheti, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga detyra e tij. Ai këtë vendim e ka bërë publik përmes një statusi në Facebook, duke reflektuar mbi periudhën e shërbimit dhe duke falënderuar bashkëpunëtorët dhe familjen për mbështetjen.
Më poshtë e sjellim të plotë deklaratën e tij:

“Të nderuar,

Sot kam dorëzuar dorëheqjen time të parevokueshme nga funksioni Zëvendës Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ishte një periudhë 10 mujore përkushtimi, përgjegjësie, për t’i shërbyer këtij funksioni për të mirën e bujqve dhe të gjithë të tjerëve që i përfaqëson kjo Ministri. Mendoj se me dinjitet, transparencë, seriozitet dhe krenari sado pak kam kontribuar në këtë pozicion për të mirën e përgjithshme.

Kjo detyrë më mundësoi të njoh njerëz të mirë, mbi të gjitha bujq dhe blegtorë, njerëz të thjeshtë por me zemër të pastër, të cilëve sado pak besoj ju kam qëndruar afër gjatë ushtrimit të detyrës sime.

Faleminderit Kryeministrit, Ministrit të Bujqësisë, kabinetit qeveritar, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të mi për bashkëpunimin korrekt dhe të ndërsjellë.

Faleminderit edhe kryetarit tim Arben Taravari dhe organeve partiake të ASH për mbështetjen dhe besimin e dhënë. Mendoj se në asnjë moment nuk i kam zhgënjyer me punën time, duke dashur ta afirmoj rolin e subjektit që përfaqësoj.

Faleminderit familjes sime, që si gjithmonë edhe kësaj radhe më kanë mbështetur për respektimin e vendimit tim personal, i bazuar në atë kolegjial. Ndihem krenar me çdo ditë të punës sime, ballëlartë e plot energji e përgjegjësi për të vazhduar më tej në çdo sfidë.

I juaji,
Flakron Bexheti”

Banner

Related posts

Presioni i “Grupit të zjarrit” a po e zgjon nga gjumi Qeverinë dhe qeveritarët

admin

“Flamuri është zemra e kombit – dhe ajo nuk tjetërsohet!” – Agron Dedivanaj reagon ndaj përpjekjeve për ndalimin e përdorimit të flamurit kombëtar

Gjyla Halili

Shoqata “Kërçova” në Zvicër organizon turne tradicional në fudboll të vogël/Dehari: Krenarë me mërgatën tonë

Gjyla Halili