AKTUALE

Skandalet me kontrata fiktive nga buxheti komunal/ Reagojnë këshillatrët e Bdi-së: Qytetarët kanë të drejtë të dijnë, kush paguhet me taksat e tyre

Pas skandaleve të paraqitura në disa mediume, për keqpërdorim të mjeteve të buxhetit për kontrata fiktive për aktivist partiak, nga ana e Kryetarit të Komunës, Bilall Kasami, sot këshilltarët e Bashkimit Demokratik për Integrim të kryesuar nga Koordinatori Liridon Disha, kanë dërguar kërkes zyrtare me shkrim deri tek kryetari i komunës që të informoj opinionin publik për të gjithë personat e angazhuar me kontratë në vepër.

Kjo kërkesë është bazuar në Nenin 1 dhe 2 të ligjith për qasje në informata me karakter publik, dhe qytetarët kanë të drejtë të dinë se kush punon në Komunë dhe kush paguhet me taksat e tyre, ka theksuar Disha.

Ja postimi plotë:

Të nderuar bashkëqytetarë,

Duke u bazuar në Nenin 1 dhe 2 të Ligjit për qasje në informata me karakter publik, ne sot kemi kërkuar nga Komuna e Tetovës që në formë të shkruar ta informojë opinionin publik për listën e të gjithë personave të angazhuar nga Komuna me kontratë në vepër.

Këtë kërkesë e dërguam për shkak të plasimit në media të disa informatave ku persona të ndryshëm paraqiten si punëtorë me kontratë në vepër në Komunën e Tetovës dhe paguhen nga buxheti i Komunës.

Qytetarët kanë të drejtë ta dijnë kush punon në Komunë dhe kush paguhet nga taksat e tyre!

Kërkesën tonë e keni më poshtë.

Me respekt,
Këshilltarët Komunal të Bashkimit Demokratik për Integrim në Këshillin Komunal të Komunës së Tetovës.

Banner

Related posts

Bujar Osmani me mesazh ndaj bashkëqytetarëve maqedonas “Erdhi koha t’i ndryshojmë gjërat!”

Gjyla Halili

REISUL ULEMA PRITI NË TAKIM IMAMIN SEDAT EF. SHABANI

Gjyla Halili

Lladrovci uron për ditëlindje Kadri Veselin: Ditëlindjet tjera i festofshim në Kosovë!

Gjyla Halili