SPORT

Trajneri i Barcelonës mbron futbollistin e Realit

Barcelona nesër do të jetë mikpritëse e Sevillas, në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të në La Liga. Skuadra e Xavit ka statistika fantastike ndaj andaluzianëve në “Camp Nou” dhe do futet në fushë për marrjen e tri pikëve, tepër të nevojshme për fitimin e titullit.

Barça kryeson kampionatin spanjoll me pesë pikë më shumë se Reali i Madridit, ndërkohë që trajneri Xavi vlerëson shumë Vinicius Junior, një nga yjet e rivalëve nga Madridi, duke ftuar gjyqtarët të ndihmojnë brazilianin dhe talentet si ai.

“Vinicius Junior është një futbollist shumë i mirë në lojën një kundër një, kjo bën që kundërshtarët të jenë agresivë ndaj tij. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me Neymarin në të kaluarën.

Gjyqtarët dhe Komiteti i Arbitrazhit duhet të bëjnë mirë punën e tyre për të mbrojtur këta lloj lojtarësh në situata të tilla”, deklaroi trajneri i skuadrës katalanase, i cili shpreson të fitojë La Ligan për herë të parë si trajner.

Banner

Related posts

Boksieri shqiptar ia thotë në sy

admin

Drita pëson humbje në miqësore nga Randersi

admin

Milanit i duhet të bëj sakrificë financiare për të arritur te Zirkzee

Gjyla Halili

Leave a Comment