AKTUALE

Mickoski e quan “mashë të BDI-së”, Taravari: Shihemi në tetor

Banner

Kryeministri Mickoski nga konferenca e Unionit të Grave të VMRO-DPMNE-së, ishte i ashpër në fjalimin e tij në pjesën kur foli për kryetarin e ASH-së, Arben Taravarin. Mickoski tha se Taravari ka vendosur të jetë mashë e BDI-së dhe t’i mbajë në jetë politike të gjithë ata për të cilët i ka folur punët më të këqija. Në vazhdim i dërgoi një mesazh:
“I qofte me fat Taravarit, ai e zgjodhi rrugën e tij. Askush askujt smund t’i bëj aq dëm sa njeriu mund t’i bëj dëm vetvetes. Këtë ja lë atij. Do të vijë dita kur do të takohemi përsëri, qoftë përmes VLEN-it apo në kombinime të tjera do të përpiqet sërish të hyjë disi në koalicion me ne, por mezi e pres atë ditë. Të jemi gjallë e me shëndet, besomëni, edhe atë ditë do ta pres”, tha Hristijan Mickoski, Kryeministër.
Mickoski gjithashtu paralajmëroi ndryshime të mëdha në qeveri duke shtuar se ato do të nisin në fund të këtij viti, më së voni deri në fillim të vitit tjetër.

“Si kryetar i qeverisë, do ta sanksionojë çdo devijim. Do t’i shkarkojë të gjithë ata që do të na turpërojnë si strukturë dhe si njerëz. Shembullin për ndryshime duhet ta japim ne. Nga secili prej nesh varet se si dhe me çfarë intensiteti do të ndodhin ndryshimet. Për këtë, sot nga këtu paralajmëroj se menjëherë pas Kongresit të rregullt që do të mbahet në fund të këtij viti, më së voni në fillim të vitit të ardhshëm, do të ketë ndryshime të mëdha në parti dhe në qeveri”, theksoi Hristijan Mickoski, Kryeministër.

Reagimi i Taravarit gjatë ditës ishte përmes facebook. Ai shkrt shkroi:

“Pushteti i vërtetë është populli. Shihemi në Tetor i cili është afër…shumë afër”.

Banner

Related posts

Vdekja e 6-vjeçares në spital, Kovaçevski: Të bëhen sanksione, aty ku do të ketë nevojë

admin

Ademi nga BDI: Vuçiqi, miku i Mickoskit, në shërbim të opozitës së përbërë nga derivatet e BDI-së

Gjyla Halili

LSDM: Prokuroria të hetojë tenderët e ministrit Stefan Andonovski

Gjyla Halili