AKTUALE

BDI: Integrimi në BE u shpall si prioritet numër një, ndërsa ky proces tani është plotësisht i bllokuar

Banner

BDI ka reaguar ndaj qeverisjes së tanishme, duke e cilësuar si të dështuar dhe të zhytur në nacionalizëm dhe përçarje. Sipas tyre, një vit pas zgjedhjeve, vendi jo vetëm që nuk ka përparuar, por është gjithnjë e më i bllokuar dhe i polarizuar.

“Qeveria e Mickoskit vazhdon të ngasë të njëjtën valë nacionalizmi me të cilin garoi në zgjedhje, dhe tashmë një vit të tërë ofron vetëm propagandë, përçarje, poshtërim dhe dështim. Kështu, thuajse një vit më vonë, shteti jo vetëm që nuk lëviz përpara, por bëhet gjithnjë e më i bllokuar dhe më i ndarë brenda vetes. Edhe pse integrimi në BE u shpall si prioritet numër një, ky proces është plotësisht i bllokuar, pa asnjë plan dhe pa asnjë perspektivë të parashikueshme për zhbllokim. Qytetarët tanë shohin në heshtje se si Shqipëria, Mali i Zi, por tashmë edhe vende të tjera të lindjes, po ecin me hapa të sigurt drejt realitetit të ri evropian dhe drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian”, thuhet në reagim.
Nga BDI thonë se vërejnë, siç theksojnë ata, intensifikimin e retorikës përjashtuese dhe nxitjen e ndarjeve ndëretnike, duke e quajtur këtë qasje “rrezik për stabilitetin dhe kohezionin e shoqërisë”.

Në përfundim, BDI thekson se qytetarët shqiptarë po bashkohen në një front të përbashkët.

Banner

Related posts

Grubi: Ka pasur tentativa që të mos rritet shumica parlamentare

admin

Mexhiti jep lajmin e madh për Tetovën: Pas dhjetë vitesh premtime boshe, vjen zgjidhja për ujrat e zeza dhe kanalazimin në Tetovë

Gjyla Halili

MPJ: Nuk ka pasur indikacione për sulm të mundshëm ndaj Osmanit gjatë vizitës së tij në Moldavi

admin