AKTUALE

Përpjekja e 18-të për konstituimin e Kuvendit

Deputetët e betuar të legjislaturës së nëntë sot do të mblidhen në përpjekjen e 18-të për konstituimin e Kuvendit.

Vazhdimi i seancës pritet të nisë nga ora 10:30.

Të shtunën dështoi përpjekja e 17-të.

Në seancën e 17 majit, formimi i Komisionit për votim të fshehtë, një hap vendimtar për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, mori vetëm 53 vota për dhe një kundër, duke mos siguruar shumicën e nevojshme.

Lëvizja Vetëvendosje ende po insiston në zgjedhjen e Albulena Haxhiut, për kryetare të Kuvendit, derisa partitë që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë nuk duket se kanë lëvizur nga qëndrimet e tyre.

Mbetet të shihet se si do të shkojë vazhdimi i 18-të i seancës konstituive.

Banner

Related posts

Grubi : Vazhdojnë punimet për ndërtimin e objektit të ri të shkollës fillore “Rilindja” në fshatin Sellcë

Gjyla Halili

Dauti: Nuk e votojmë interpelancën për Afrim Gashin

Gjyla Halili

Industria e lojërave elektronike po lulëzon edhe në Maqedoni – të rinjtë fitojnë deri në 20.000 euro në muaj

Gjyla Halili