AKTUALE

Faton Ahmeti: Pa shqiptarët dhe Ali Ahmetin nuk do të ekzistonte Maqedonia e Veriut në këtë formë

Sekretari gjeneral i BDI-së , Faton Ahmeti, ka deklaruar se “pa shqiptarët dhe pa vizionin politik të Ali Ahmetit, ky shtet nuk do të kishte stabilitetin që e mban ende sot”.

Nga 0.2% përfaqësim në administratë, deri në Kryeministrin e parë shqiptar.
Nga mohimi total, në garant të dinjitetit kombëtar, ka shkruar Ahmeti.

Postimi i plotë i tij në fb:

Ali Ahmeti – Emri që nuk shkruhet, por gdhendet në historinë politike të shqiptarëve në Maqedoni.

Për 23 vite me radhë, ai nuk ka marrë pushtet, por legjitimitet, dhe jo nga koalicionet, por nga vota e shqiptarëve!
Ai nuk është produkt i kalkulimeve politike, por i lëvizjes kombëtare – njeriu që solli dinjitetin shqiptar duke luftuar padrejtësinë historike.

Nga 0.2% përfaqësim në administratë, deri në Kryeministrin e parë shqiptar.
Nga mohimi total, në garant të dinjitetit kombëtar!

Mund t’i pengojë kujtdo, por realiteti është ky: pa Ali Ahmetin dhe Marrëveshjen e Ohrit, Maqedonia e sotme nuk do të ekzistonte në këtë formë.
Pa shqiptarët dhe pa vizionin politik të Ali Ahmetit, ky shtet nuk do të kishte stabilitetin që e mban ende sot.

Kjo nuk është thjesht histori – por fakt politik që asnjë propagandë nuk mund ta zhbëjë!

Banner

Related posts

Haradinaj përmend një “qeveri të unitetit kombëtar” përfshirë edhe VV-në, por pa Kurtin

admin

Pendarovski: Nëse i ndajmë qytetarët për shkak të përkatësisë etnike, shteti do të kthehet pas dhe nuk do të ketë prosperitet për askënd

Gjyla Halili

Izet Mexhiti për një kohë të shkurtë takoi të gjithë lidershipin shqiptar të rajonit

Gjyla Halili