AKTUALE

Konkurse për punësime në disa ministri dhe institucione tjera shtetërore

Disa Ministri dhe institucione shtetërore në Maqedoninë e Veriut kanë shpallur konkurse për punësime të reja në pozita të ndryshme të administratës publike, përcjell INA.

Ministria për Energjetikë, Miniera dhe Burime Minerale kërkon dy këshilltarë – një për efikasitet energjetik dhe një për koordinimin e planifikimit strategjik.

Ministria e Financave ka hapur konkurs për katër pozita të nivelit të lartë, përfshirë auditor të brendshëm për IPA, bashkëpunëtorë për analiza makroekonomike dhe menaxhim të borxhit publik.

Në Ministrinë e Transportit priten dy emërime të reja në pozita drejtuese – ndihmësdrejtorë për sektorin financiar dhe për marrëdhënie me publikun.

Ministria për Marrëdhënie Ndëretnike po angazhon dy bashkëpunëtorë të rinj me rrogë bazë prej 30.173 denarë.

Drejtoria e Doganave shpall 13 pozita të lira – përfshirë 5 këshilltarë në kabinetin e drejtorit dhe vende të tjera në degët e Shkupit, Kumanovës dhe më gjerë. Afati për aplikim është deri më 23 maj 2025.

Po ashtu, Instituti për Shëndet Publik shpall konkurs për katër punësime të reja, ndërsa Qendra Shtetërore e Provimeve kërkon tre shërbyes civilë.(INA)

Të gjitha konkurset shtyp

KËTU

Banner

Related posts

Hajredini: LSDM-BDI ndërtuan 25,5 km rrugë, ndërsa as 2km për në Kosovë

Gjyla Halili

Ali Ahmeti: Ndërhyrja nga Kosova në zgjedhje, ka një kosto të lartë për ne shqiptarët e Maqedonisë së Veriut

Gjyla Halili

Begaj vizitë në Kosovë! Kreu i shtetit takim ‘kokë më kokë’ me Vjosa Osmanin, zbardhet agjenda

Gjyla Halili