AKTUALE

Bdi: Mickoski vazhdon t’i ndajë shqiptarët në “të mirë” dhe “të këqij” , kjo retorikë po bashkon skenën politike shqiptare kundër tij

Banner

Kryeministri Mickoski, në paraqitjen e tij të fundit publike, sërish u përfshi në një retorikë të rrezikshme ndarjeje dhe diskriminimi, kësaj radhe e drejtuar ndaj shqiptarëve.

Në momente kur po humbet mbështetjen edhe nga aleatët e tij më të afërt, ai përsëri po përpiqet të përcaktojë se kush është shqiptar “i pranueshëm” dhe kush jo, një praktikë që historikisht kujton ditët më të errëta të viteve ’90, kur kjo politikë promovohej nga Millosheviqi.

Në vend që të përqendrohet në reformat që i premtoi, në afrimin drejt BE-së, stabilitetin ekonomik dhe respektimin e ekuilibrit etnik, Mickoski vazhdon me një agjendë nacionaliste që synon të krijojë shqiptarë të nënshtruar , të bindur, të heshtur dhe dekorativë.

Kjo është një përpjekje e qartë për të rikthyer kohën kur të tjerët vendosnin në emër të shqiptarëve, e ata trajtoheshin si numra statistikorë dhe jo si qytetarë të barabartë.

BDI paralajmëron publikisht se kjo retorikë jo vetëm që është e rrezikshme, por tashmë po prodhon efektin e kundërt: ajo po i bashkon shqiptarët, duke afruar edhe kundërshtarët më të mëdhenj politikë rreth një qëllimi të përbashkët , mbrojtjen e dinjitetit, autonomisë politike dhe të ardhmes së komunitetit shqiptar në shtet.

Mbetjet e VLEN-it, që ende qëndrojnë në pozita falë Mickoskit, duhet të pyesin veten nëse duan të jenë bashkëpunëtorë në një politikë ndarjeje dhe nënçmimi. Në vend që të shijojnë komoditetin e kolltukëve qeveritarë, është koha të dalin mes qytetarëve dhe të dëgjojnë zërin e tyre.

Zërin që po bëhet çdo ditë e më i fortë: mjaft më me poshtërim!

Nëse nuk mund ta dëgjojnë tani zërin e shqiptarëve, do ta dëgjojnë në zgjedhjet e ardhshme , cilado qofshin ato.

Banner

Related posts

Rivotimi, porosia e VMRO-së/ Shaqiri: Është e qartë, po frikësohen nga “Fronti Europian”

Gjyla Halili

BDI: Marrëveshja historike për Korridorin 8 dhe 10D u firmos, urime qytetarëve

admin

Valdet Xhaferi u zgjodh Kryesues i ri i Këshillit Komunal të Komunës së Gostivarit.

Gjyla Halili