AKTUALE

Në Tetovë binjakëzohen IPA Scodrini Region – Shqipëri dhe IPA Tetova Region – Maqedonia e Veriut.

Në datë 16.05.2025, në qytetin e bukur dhe mikpritës të Tetovës, u realizua ceremonia e binjakëzimit ndërmjet IPA Scodrini Region – Shqipëri dhe IPA Tetova Region – Maqedonia e Veriut.
Anija simbolike e Scodrinit “lundroi” drejt Tetovës, ku u ankorua me dashuri, respekt dhe ndjeshmëri vëllazërore, duke kurorëzuar me nënshkrimin e marrëveshjes së binjakëzimit një miqësi të sinqertë mes dy rajoneve.
Një falënderim i veçantë dhe i përzemërt shkon për:
Z. Shefik Bajrami, President i IPA Tetova Region, për ftesën, mikpritjen e ngrohtë dhe organizimin dinjitoz të kësaj ngjarjeje të rëndësishme.

Z. Igno Stojkov, President i IPA Maqedonia e Veriut, për mbështetjen, inkurajimin dhe përkrahjen e vazhdueshme në forcimin e urave të bashkëpunimit ndërkombëtar mes seksioneve dhe rajoneve tona.

Binjakëzimi është një hap i rëndësishëm në drejtim të thellimit të bashkëpunimit rajonal, nxitjes së aktiviteteve të përbashkëta kulturore dhe sportive, dhe forcimit të miqësisë së ndërsjellë ndërmjet anëtarëve të IPA.

Falenderim per prezantimin dinjitoz edhe per stafin e IPA- Scodrini Region: Qamili, Enveri, Afrimi, Rigels dhe Kujtim.

Banner

Related posts

Antikorrupsioni, dyshime për korrupsion për korridoret 8 dhe 10D

Gjyla Halili

Dy të rinjtë shqiptarë humbin jetën në aksident në Kanada

Gjyla Halili

Inxhinierët e Maqedonisë kërkojnë transparencë nga EVN për çmimet e energjisë elektrike – dyshime për llogaritje të pasakta

Gjyla Halili