AKTUALE

Furkan Saliu zbulon prapaskenat e marrëveshjes me Britaninë: Mban firmën e Bujar Osmanit

Gazetari Furkan Saliu ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në politikën e jashtme të Maqedonisë së Veriut.

“Siç do të thoshte Mucunski: BDI është fajtore për pozitat e dëmtuara në politikën e jashtme,” shkruan Saliu në një postim në rrjete sociale, duke ironizuar me tentativat për ta shitur si arritje marrëveshjen me Mbretërinë e Bashkuar, e cila, sipas tij, daton që nga viti 2020.

Gazetari gjithashtu shprehet i shqetësuar për afrimin me kreditorët hungarezë dhe për faktin se një nga zëvendëskryeministrat është haptazi anti-NATO.

“Gëzohu, popull! Emrin ende s’e kanë kthyer, por po ecim fuqishëm drejt izolimit dhe edhe një dekade të humbur,” përfundon ai, me një ton të qartë kritik dhe ironik ndaj qeverisjes aktuale.

Postimi i Saliut ka nxitur reagime të shumta në opinionin publik dhe në rrjetet sociale, duke ringjallur debatet për drejtimin që po merr vendi në arenën ndërkombëtare.

Banner

Related posts

Ageler: Askush nuk është mbi ligjin

Gjyla Halili

Bilall Kasami nuk e pranon humbjen e thellë që pësoi VLEN-i dhe Arben Taravari

Gjyla Halili

Fitness Tips – How much exercise you need to be healthy

admin