AKTUALE

Ali Ahmeti nga Gostivari: Taravari bëri mirë që braktisi vazhdimësinë e turpshme

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka komentuar zhvillimet e fundit në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, respektivisht në koalicionin VLEN dhe në qeverim, duke përshëndetur vendimin e Arben Taravarit për t’u larguar nga koalicioni qeverisës dhe duke theksuar mungesën e legjitimitetit të atyre që kanë përfaqësuar shqiptarët deri tani.

“Si Bashkim Demokratik për Integrim e kemi pritur që mund të ndodhin dyndje politike, sepse shqiptarët që pretendojnë të përfaqësojnë në institucione kanë qenë pa legjitimitet. Kur nuk e ke legjitimitetin, nuk e ke as forcën për të realizuar program dhe platformë,” u shpreh Ahmeti.

Sipas tij, ky vakum ka bërë që zëri i shqiptarëve të mos dëgjohet, madje të mos pyetet askush për ta në vendimmarrje, duke shtuar se me largimin e Taravarit, kjo është bërë edhe më e dukshme.

“Zoti Taravari ka bërë mirë. Më mirë një fund, qoftë edhe i dhimbshëm, sesa një vazhdimësi e turpshme. Ai braktisi një rrugë që vetëm turp sillte, edhe pse për disa mund të jetë e dhimbshme për shkak të lidhjes me beneficione dhe grada,” deklaroi lideri i BDI-së.

Ahmeti vlerësoi se ky vendim do të hapë rrugë për një rigjenerim të përfaqësimit politik shqiptar në vend, duke theksuar se vetëm me legjitimitet dhe përkrahje popullore mund të ketë fuqi reale për të realizuar interesat kombëtare në institucione. /Flaka

Banner

Related posts

PSE MICKOSKI ËSHTË NJË FOSHNJË POLITIKE KUNDREJT GJIGANTIT ALI AHMETI?

Gjyla Halili

Mamuti: “Fronti Evropian” nuk është bashkim i fuqive për votë, por është mission, vlerë dhe shpresë për fëmijët tanë

Gjyla Halili

Autizmi tek të rriturit – Çfarë duhet të dini rreth simptomave dhe diagnostikimit

Gjyla Halili