AKTUALE

REISUL ULEMA PRITI Z. AVNI NASUFOVSKIN AFARIST I MIRËNJOHUR NA ANALET BOTËRORE

Më datën 15. 05.2025 Reisul Ulema SHaqir ef. Fetai priti Z. Avnii Nasufovskin personalitet dhe afarist i mirënjohur në analet botërore, themelues i agjencionit “Planete Construcions SARL” me seli në Zvicër. Aktiviteti i tij shtrihet në SHBA, Europë, Lindjen e mesme dhe më gjërë.
Ai gjithashtu është edhe Diplomat Nderi dhe përfaqësues në Organizatën Ndërkombëtare OKB, është një afarist dhe lider i njohur me ndikim ndërkombëtar, i cili ka kontribuar në zhvillimin e sektorëve të ndërtimit dhe infrastrukturës në nivel global. Ai është themelues dhe drejtor ekzekutiv i kompanisë “Planete Constructions SARL”, me seli në Gjenevë të Zvicrës, e cila operon në SHBA, Evropë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë. Kompania është e njohur për përkushtimin ndaj teknologjive të avancuara dhe zgjidhjeve të qëndrueshme në fushën e ndërtimit dhe trajtimit të ujrave të zeza dhe kthimin e tyre në ujë të pijshëm dhe të përdorshëm.
Përtej suksesit në botën afariste, z. Avni Nasufoski është një personalitet me ndjeshmëri të thellë për çështjet e zhvillimit shoqëror dhe edukimit. Me një karierë që ndërthur profesionalizmin, përkushtimin shoqëror dhe vizionin për zhvillim të integruar, Avni Nasufoski përfaqëson një shembull të shkëlqyer të suksesit shqiptar në botë. Aktiviteti i tij është një dëshmi se përmes punës, integritetit dhe dashurisë për komb, biznesi mund të bëhet jo vetëm burim fitimi, por edhe mjet për ndryshim dhe zhvillim të qëndrueshëm kombëtar.

Banner

Related posts

Petrovska në takim me ndihmës sekretarin e përgjithshëm të NATO-s për politikë të mbrojtjes dhe planifikim, Angus Lapsli

Gjyla Halili

Ndërron jetë Komandant “Kalaja”, Qemal Qamili nga Orasha e Tetovës

Gjyla Halili

Vizitë inspektuese në Xhaminë e Pashës nga Qendra Kombëtare e Konservimit

Gjyla Halili