AKTUALE

Florin Besimi pas shpalljes së vendimit për Spitalin Modular: Kjo nuk është drejtësi, familjarët e viktimave nuk e meritojnë këtë

Ish-drejtori i Spitalit të Tetovës Florin Besimi, i cili sot u dënua me një vit e gjashtë muaj burg për djegien e Spitalit Modular, pas shpalljes së aktgjykimit tha se kjo nuk është drejtësi dhe se familjarët e viktimave nuk e meritojnë këtë.

Ai theksoi se procesi i gjykimit nuk ka pasur për qëllim të zbulojë fajtorët e vërtetë të djegies së Spitalit Modular, njofton Telegrafi Maqedoni.
Nga thellësia e shpirtit shpreh keqardhje për familjarët e viktimave. Humbja e jetëve nuk mbyllet kurrë, por padrejtësia është edhe më e rëndë. Gjykimi nuk kishte synim të zbulojë përgjegjësit e vërtetë për djegien e spitalit modular. Ky gjykim i kthye në gjykim ndaj atyre që nuk kishin faj. Mua më akuzuan për mospasje të aparateve kundër zjarrit”.
“Unë nuk e kam nënshkruar pranim-dorëzimin e objektit dhe këtë e kam dëshmuar në gjykatë, por kjo nuk u mor parasysh. Kjo nuk është drejtësi, por shmangie nga e vërteta. Familjarët e viktimave nuk e meritojnë një fajtor të rremë siç u bë sot. Për të vërtetën do të flas gjithmonë dhe nuk do të ndalem”, tha mes tjerash Florin Besimi.

Përveç tij, me një vit e gjashtë muaj burg u dënua edhe ish-drejtori ekonomik i Spitalit të Tetovës, Artan Etemi, ndërsa Spitali i Tetovës si person juridik u dënua me gjobë prej 1 milionë denarë./Telegrafi/

Banner

Related posts

TS: Ja ndryshimet që priten në drejtoritë dhe në qeveri pas hyrjes së Aleancës

admin

Mexhiti vizitë punë në Vjenë të Austrisë

Gjyla Halili

11 fakte rreth ditës historike të Pavarësisë së Kosovës

Gjyla Halili