AKTUALE

Ali Ahmeti përgëzon Edi Ramën: Ditë të mira për Shqipërinë dhe shqiptarët!

Lideri i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka përgëzuar Edi Ramën për organizimin e shkëlqyer të samitit të komunitetit politik evropian.

Ditë të mira për Shqipërinë dhe shqiptarët, ka theksuar Ali Ahmeti.

Postimi i tij në fb:

I lumtur për Shqipërinë dhe shqiptarët teksa shoh liderët e të gjitha vendeve të kontinentit të vjetër, si asnjëherë më parë, duke përshkuar bulevardin e Dëshmorëve të Kombit në Tiranë dhe tubohen nën mburojën e më të madhit ndër ne, Gjergj Kastrioti Skenderbeu.
Të lumtë Edi, Shqipëria tashmë është yll europian!
Uroj punë të mbarë samitit të Komunitetit Politik Europian dhe përgëzoj Shqipërinë për mikpritjen bujare tradicionale dhe organizimin e shkëlqyer.
Ditë të mira për Shqipërinë dhe shqiptarët

Banner

Related posts

“Natë kryesisht e qetë”, vetëm 21 pacientë kanë kërkuar ndihmë në Klinikën e Toksikologjisë në Shkup

Gjyla Halili

Shaqiri – Nuhiu:​ Së bashku ndërtojmë arsim cilësor për një të ardhme të suksesshme të fëmijëve dhe të rinjve

admin

Plaku 111 vjeçar nga Tetova bëhet me pension. Ja kush e ndihmoi

Gjyla Halili