Sot, 15 maj (e enjte), në ambientet e SHMI Medreseja “Isa Beu” – Shkup, Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV – së, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, dhe kryesia qendrore e Haxhit 2025 e kryesuar nga Muftiu i Tetovës, Dr. Hfz. Selver ef. Xhemaili dhe në përbërje të Muftiut të Shkupit, Dr. Qenan ef. Ismaili, Muftiut të Gostivarit H. Sabahudin ef. Zendeli, Sekretarit Gjeneral, H. Irsal ef. Jakupi dhe shefit të kabinetit të Reisul Ulemasë, Dr. Abdulkerim Iseni, u realizu takim koordinues me koordinatorët, udhëheqësit dhe personelin mjekësor të haxhit 2025.
Programi i cili u moderua nga ana e drejtorit për shkencë dhe kulturë, Mr. Musanif ef. Rufati, filloi me lexim Kur’ani nga ana e drejtorit të Sektorit të Diasporës, Mr. Mafiz ef. Rustemi.
Të pranishmive në këtë takim, me fjalë rasti iu drejtua Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV – së, Resul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai.
Reisul Ulema, pasi që falenderoi Allahun Fuqiplotë dhe dërgoi përshëndetje dhe bekime mbi të dërguarin e Tij, përshëndeti të pranishmit dhe i falenderoi për prezencën masovike në këtë takim duke theksuar se prezenca e tyre është një dëshmi e seriozitetit me të cilin i janë qasur që tani të gjith udhëheqësit këtij rrugëtimi të shenjtë.
Reisul Ulema në fjalën e tij falenderoi kryesinë qendrore të Haxhit 2025 duke vënë në spikamë përkushtimin e tyre maksimal për të organizuar një haxh sa më ekspeditiv, preciz efikas dhe efektiv. Ky përkushtim i këtillë ndër vite, ka bërë që vitet e fundit Bashkësia Fetare Islame e RMV – së, të jetë e ranguar në pesë më të mirët për sa i përket organizimit brilliant të haxhit në gjitha aspektet.
Në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai duke vënë theks mbi ajetin Kur’anorë ku Allahu i Lartëmadhëruar thotë: “Me të Vërtetë, Faltorja e parë e ngritur për njerëz, është ajo në Bekke (Mekke), e uruar dhe udhërrëfyese e popujve”. (Kur’an, 3:96), foli mbi vlerën e vizitës së Qabes duke theksuar se haxhi nuk është thjesht vetëm një vizitë simbolike e përbërë nga rituale të caktuara, por në realitet Haxhi paraqet një konglomeratë botërorë I cili tubon në gjirin e sajë popuj nga kombe, gjuhë, shtete, fise dhe ngjyra të ndryshme të botës pa dallim statusi dhe profesioni të jetës. Atë që nuk arriti ta bëjë bota deri shekullin e kaluar, rrënimin e barrierave racore, Islami e bëri që në ditët e para kur i bëri bashkë të bardhin dhe të ziun, të varfërin dhe të pasurin.
Më pas, Reisul Ulema foli mbi përgjegjësinë, rolin dhe angazhimin që kanë të gjithë strukturat udhëheqëse të haxhit, duke kërkuar nga të gjithë që të jenë në shërbim të secilit haxhi për faktin se ky udhëtim ka një rëndësi dhe simbolikë të pakrahasueshme për secilin i cili është nisur për të vizituar tokat e shenjta në cilësinë e “Mysafirit të Mëshiruesist”. Përzgjedhja e juaj për të qenë pjesë e strukturave udhëheqëse të Haxhit të sivjemë, nuk është dëshirë e jona por ajo në esence është kader i Zotit dhe për këtë besoj dhe vlerësoj se do të jeni të kujdesshëm për të dhënë maksimumin nga vetja që ta realizoni këtë emanet ashtu sikur që u është besuar.
Në fund të fjalës së tij, Reisul Ulema u drejtua me lutje Allahut të Lartësuar që të gjithëve t’ua pranojë Haxhin dhe duatë të cilat do ti drejtojnë në drejtim të Madhërisë së Tij.
Më pas të pranishmëve në cilësinë e Udhëheqësit të Haxhit 2025 (Emirul Huxhaxh), iu drejtua Muftiu I Tetovës, Dr. Hfz. Selver ef. Xhemaili.
Muftiu Xhemaili fillimisht falenderoi Reisul Ulemanë për besimin e dhënë, si dhe anëtarët e komisionit qendrorë për bashkëpunimin konstruktiv dhe më pas përshëndeti të pranishmit duke u përkujtuar atyre ajetin Kur’anor ku Allahu Fuqiplotë thot: “…Dhe furnizohuni me gjërat që u nevojiten për rrugë, e furnizimi më i mirë është devotshmëria. Prandaj keni dronë e Zotit, o ju të zotët e mendjes”. (Kur’an, 2:197).
Muftiu Xhemaili theks të veçantë i kushtoi informimit të udhëheqësve në lidhje me respektimin e vendimeve të dalura nga mbledhja e kryesisë qendrore të Haxhit, duke kërkuar që këto vendime të merren me seriozitetin më të madh për faktin se mosrrespektimi i të njëjtave do të sjell përgjegjësi.
Në fund të takimit, të pranishmit u nderuan me një drekë modeste të shtrruar në restorantin e Medresesë nga ana e Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai për të gjith të pranishmit.
Allahu ju bekoftë!