AKTUALE

Taravari nesër do të jep dorëheqje nga posti i ministrit

Banner

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari për TV24 ka deklaruar se nesër do ta dorëzoj dorëheqjen në Qeveri, pas vendimit të marrë në parti se do ta dalin në opozitë.
Më largimin e Taravarit pritet që të largohen nga pozitat në Qeveri edhe funksionarët tjerë si dhe drejtorët e ndërmarrjeve publike.
Taravari ka thënë se nesër do ta dorëzoj dorëheqjen ndërsa të martën në seancë në Kuvend, do të duhet të konstatohen dorëheqjet e funksionarëve dhe drejtorëve nga partia e Taravarit.
Nuk dihet nëse zv/kryeministri për Qeverivsje të Mirë, Arben Fetai nga partia e Taravarit do të ndjek hapat e liderit.
Ai ende nuk ka dhënë një qëndrim të prerë se a do të largohet nga pozita apo do të vazhdojë të ushtrojë detyrën e zv/kryeministrit.

Banner

Related posts

Taravari: Me ardhjen e VLEN-it në pushtet, viktimat e rasteve të montuara do të lirohen dhe do të dëmshpërblehen

Gjyla Halili

Mickoski: LSDM dhe BDI shkojnë në opozitë

Gjyla Halili

Nga mesnata bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës

Gjyla Halili