AKTUALE

Mickoski: Partia më ka autorizuar që të nominojë emra të rinj, që do të zëvendësojnë ata që shkuan në përqafimin vee Ali Ahmetit

Kryeministri Hristian Mickoski tha se në periudhën që vijon do të bëhen të ditur emra e rinj, që do të zëvendësojnë eksponentët e Aleancës për Shqiptarët në ekzekutiv, të cilët dolën nga koalicioni qeveritar. Mickoski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse dikasteret të cilat i braktisi Taravari do t’i mbeten VLEN-it ose do të ndahen, tha se në periudhën e ardhshme do të jenë më të qarta shumë gjëra, bëri thirrje për durim dhe shfaqi bindje se do të arrihet marrëveshje.
“Mbledhje e rregullt, në mbledhje anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të partisë më autorizuan që në periudhën që vijon, praktikisht mora leje, thënë kështu në gjuhën popullore, që të nominojmë emra të rinj që do t’i zëvendësojnë emrat e atyre që vendosën të shkojnë në përqafimin e Ali Ahmetit dhe të BDI-së, respektivisht të partisë së z.Arben Taravarit. Në periudhën që vijon, shumë punë do të jenë më të qarta, kështu që të jemi të durueshëm dhe të bisedojmë, ndërsa në ato bisedime jam i sigurt që do të arrijmë marrëveshje, kështu që pres gjatë javës tjetër të ketë më tepër në këtë temë”, tha Mickoski.

Related posts

Lladrovci vlerëson lartë praninë e dr. Lulzim Nikës në ceremoninë e emërimit të Trumpit

Gjyla Halili

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Gjyla Halili

Trendafilov: Nuk duhet të diskutohet më për pagë minimale prej 500 eurosh, por për 600–700 euro

Gjyla Halili