AKTUALE

Ratkoceri: Një standard i ri politik i vendosur nga partia e Taravarit

Të lësh privilegjet e pushtetit e të shkosh në opozitë për shkak të mospërfilljes së përcaktimeve programore që kanë të bëjnë me shqiptarët – shpresojmë që tash e tutje të jetë një standard i ri politik i vendosur se fundi nga partia e Taravarit. Kështu shkruan në profilin e tij në Facebook, gazetari dhe botuesi i gazetës KOHA, Arben Ratkoceri ndërsa komenton braktisjen e Qeverisë nga ASH e Arben Taravarit.

Postimi i plotë i gazetarit Arben Ratkoceri:

Në historinë politike shqiptare që nga 90-ta e këndej – është hera e parë që një parti shqiptare për shkak të pakënaqësive – largohet nga Qeveria e shkon në opozitë. Ka pas raste që i kanë largu e në opinion janë mundu ta paraqesin sikur po vetlargohen.

Të lësh privilegjet e pushtetit e të shkosh në opozitë për shkak të mospërfilljes së përcaktimeve programore që kanë të bëjnë me shqiptarët – shpresojmë që tash e tutje të jetë një standard i ri politik i vendosur se fundi nga partia e Taravarit.

Kujtojmë se edhe më herët ka patur situata të rënda përbuzëse të faktorit politik shqiptarë nga partneri maqedonas, mirëpo as kërcënim deklarativ për braktisje të ekzekutivit nuk ka pas e lëre më të tërhiqen siç bëri tani partia e zotit Taravari!

Banner

Related posts

Këto janë vendet më të bukura në Kosovë, ia vlen t’i vizitoni

admin

VATRA PRITI DIVËN E MUZIKËS SHQIPTARE PARASHQEVI SIMAKU

Gjyla Halili

Temperatura deri në 29 gradë Celsius, njihuni me parashikimin e motit për Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili