AKTUALE

Komiteti ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së do të mbajë mbledhje sot, deri tani nuk u bisedua për këmbim të resoreve pas largimit të ASH-së nga Qeveria

VMRO-DPMNE-ja sonte do të mbajë seancë të Komitetit ekzekutiv, ku do të bisedohet për braktisjen e Aleancës për Shqiptarët nga koalicioni qeveritar. Deri tani, siç informuan sot nga partia, nuk u bisedua për këmbim të resoreve.
Përgënjështrojmë se deri tani u bisedua për çfarëdo këmbimi të ministrive apo resoreve, apo për atë se kush do ta ndërmarrë Ministrinë e Shëndetësisë. Kjo nuk është e saktë”, deklaroi Valentin Manasievski, anëtar i i Komitetit qendror të VMRO-DPMNE-së.

Për Arben Taravarin, tha se “askush nuk mund të konsiderojë se mund të jetë pjesë e Qeverisë, e në të njëjtën kohë të ri në përqafimet e LSDM-së dhe BDI-së kriminele”.

“Lidhur me vetë Taravarin, dëshirojmë të theksojmë këtë, a ajo është se nga ata pjesëmarrës aktivë në Qeveri, mund të mësohet se z. Arben Taravari ishte me të vërtetë pjesëmarrës aktiv në këto takime. Por, në ato takime, z. Taravari kurrë nuk diskutoi për Ligjin për gjuhët, nuk diskutoi kurrë për rregullimin ligjor të balancuesit. Ai nuk foli e as dikush nuk e ka dëgjuar ndonjëherë të flasë për integrimet në BE, duke thënë se ai është bllokuar për shkak të kontestit të trashëguar me Bullgarinë, të krijuar pikërisht nga ata, në krahët e të cilëve tani po shkon. Por, ne e dimë se ai ishte i interesuar për koncesionarin për parkingje në Qendrën klinike, Gjoka, sepse u përjashtua nga loja. Ai ishte shumë i interesuar për z. Artan Grubi, z. Zoran Zaev dhe bizneset e tyre, si dhe për çështje të rëndësishme për BDI-në”, tha Manasievski, në përgjigje të pyetjes së gazetarit pas konferencës për shtyp në selinë e partisë.

Aleanca për Shqiptarët dje njoftoi pas takimit në Tetovë, se del nga Qeveria dhe kalon në opozitë.

Related posts

Mbyllet Klan – Maqedoni?

Gjyla Halili

Nuk dihet akoma se kur do të vendoset në rend dite interpelanca e FE-së ndaj Kostadinovskit

Gjyla Halili

STUDENTËT E UNT, DIEDON RAMADANI DHE XHIHAD SHABANI DY FITUESIT PËR PUNIMIN SHKENCOR MË TË MIRË U MIRËPRITËN NGA REKTORI ZEQIRI NË TAKIM PUNE

Gjyla Halili