AKTUALE

Bekim Berisha pjesë e Qendrës për analizë dhe komunikim në shtabin komunal politik të Çairit

Banner

Me kënaqësi njoftoj se prej sot Bekim Berisha do të jetë pjesë e Qendrës për Analizë dhe Komunikim në shtabin politik të Çairit.

Me një përvojë të gjatë 16-vjeçare në fushën e statistikave sociale dhe një profil profesional të mbështetur në analizë të të dhënave, bashkëpunim ndërinstitucional dhe përgatitje pedagogjike, Bekimi do të jetë një vlerë e shtuar për punën tonë analitike dhe komunikimin strategjik.

Ai vjen nga Enti Shtetëror për Statistika, ku për vite me radhë ka qenë pjesë e sektorit për statistika të arsimit dhe ka kontribuar në përgatitjen e raporteve zyrtare, bashkëpunime ndërkombëtare dhe përdorimin e mjeteve moderne për interpretimin e të dhënave.

Në një kohë kur vendimmarrja duhet të mbështetet në analiza të sakta dhe komunikim të qartë, jemi të bindur se Bekimi do të japë një kontribut të rëndësishëm për përforcimin e qasjes sonë profesionale dhe të përgjegjshme ndaj opinionit publik.

Banner

Related posts

Mexhiti: Kultura është shpërfaqje e shpirtit të kombit

Gjyla Halili

Londër: Janina Oseku fiton çmimin e parë për “Miss Diaspora 2025”

Gjyla Halili

BDI dënon ndërhyrjen e paprecedent të policisë gjatë festimeve për Flamurin

Gjyla Halili