AKTUALE

VLEN mbetet me 9 deputetë, ASH sonte braktis Qeverinë!

Aleanca për shqiptarët me kryetar Arben Taravarin pritet që me një vendim unanim të Kryesisë qendrore të braktisë Qeverinë dhe të kalojë në opozitë.

Merret vesh se mbrëmë Këshili Drejtues i ASH-së që përfshinë funksionarët më të lartë partiak ka mbajtur mbledhje duke e sqaruar dhe duke i dhënë përparësi përfundimisht opsionit që të dilet nga Qeveria.
Burime të afërt me ASH-në brifojnë se sonte do të dilet me deklaratë politike dhe me vendim unanim që të braktiset Qeveria me arsyetimet se nuk ka më çfarë kërkojnë në një Qeveri ku nuk kanë lëvizur drejt avancimit të drejtat e shqiptarëve por përkundrazi ka pasur regres në shumë aspekte.

Me gjasë nuk do të ketë mospajtime dhe askush nga funksionarët aktual nuk do të vazhdojë të rrijë në Qeveri siç ka pasur zëra kohët e fundit.

Se disa funksionarë aktual të Ash-së janë të dëshiruar të rrinë në kolltuqet qeveritare përveç Arben Taravarit e tha së fundmi kreu i Lëvizjes BESA Bilall Kasami.

Ndryshe lidhur me daljen e ASH-së nga Qeveria kryeministri Mickoski u prononcua duke kritikuar Taravarin se ka zgjedhur të kthehet në përqafimin e Ali Ahmetit. (koha.mk)

Related posts

Ligj për “branitellat” dhe ish-ushtarët e UÇK-së? – Bytyqi: LSDM e gatshme për zgjidhje të përbashkët ligjore

Gjyla Halili

Kryetari Ilas Veseli mirëpriti personalisht një grup nxënësish nga SHMQSH “Saraj”

Gjyla Halili

Shqiptarët nuk pensionohen me dekret të Mickovskit

Gjyla Halili