AKTUALE

Bajram Rexhepi uron Kryeministrin Edi Rama: Shembull se si legjitimiteti ndërtohet mbi besimin e dhënë nga populli

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bajram Rexhepi ka uruar Kryeministrin Edi Rama për fitoren bindëse në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, për mandatin e katërt radhazi.

“Një udhëheqës me vizion dhe vendosmëri që e ka kthyer Shqipërinë në një faktor të besueshëm në rajon dhe çdo ditë një hap më afër familjes evropiane”- ka shkruar Rexhepi.

Më tej Rexhepi ka theksuar se ky mandat është verdikti më i qartë i popullit, ku legjitimiteti buron nga vota dhe jo nga marrëveshjet e mbyllura pas shpinës së qytetarëve.
Ja postimi i plotë:

Urime Kryeministrit Edi Rama për mandatin e katërt radhazi! 🇦🇱

Një udhëheqës me vizion dhe vendosmëri që e ka kthyer Shqipërinë në një faktor të besueshëm në rajon dhe çdo ditë një hap më afër familjes evropiane.

Ky mandat është verdikti më i qartë i popullit ku legjitimiteti buron nga vota, jo nga marrëveshjet e mbyllura pas shpinës së qytetarëve.

Në kohën kur në vendin tonë përfaqësuesit shqiptarë hyjnë në qeveri pa votat e shqiptarëve, Republika e Shqipërsë jep shembull se si legjitimiteti ndërtohet mbi besimin e dhënë nga populli. ✅

#MandatNgaPopulli
#LegjitimitetMeVotë

Banner

Related posts

ASH: Uniformat vetëm në maqedonisht, dëshmi e nënshtrimit të VLEN-it ndaj VMRO-së

Gjyla Halili

VIDEO/ Mesi dhe Mbape i bëjnë të gjitha vetë, yjet e PSG-së i japin leksion Marsejës në “Velodrom”! Skuadra e Galtier “vret” kampionatin

admin

Ali Ahmeti: Bujari po i prin referendumit më të rëndësishëm të kohës

Gjyla Halili