AKTUALE

Ali Ahmeti: Shqipëria dhe qytetarët e saj janë të përgatitur për të qenë pjesë e familjes evropiane

Me rastin e zgjedhjeve në Shqipëri, lideri i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka theksuar se “Shqipëria dhe qytetarët e saj po tregojnë se prej kohësh janë të përgatitur për të qenë pjesë e barabartë e familjes evropiane”.

Zgjedhjet u zhvilluan në një atmosferë të qetë dhe të rregullt, ku qytetarët ushtruan të drejtën e votës në mënyrë të lirë dhe me një kulturë demokratike që i bën nder jo vetëm vendit, por të gjithë rajonit, ka theksuar Ahmeti.

Postimi i tij në rrjetin social:

Shqipëria dëshmoi edhe një herë pjekurinë e saj demokratike duke kaluar me sukses një tjetër provë të rëndësishme në rrugën drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian.
Zgjedhjet u zhvilluan në një atmosferë të qetë dhe të rregullt, ku qytetarët ushtruan të drejtën e votës në mënyrë të lirë dhe me një kulturë demokratike që i bën nder jo vetëm vendit, por të gjithë rajonit. Ky është një shembull që afron edhe më shumë Shqipërinë me standardet evropiane.
Uroj që edhe procesi i numërimit të përmbyllet me profesionalizëm dhe transparencë, në përputhje me ligjin dhe vullnetin e qytetarëve.
Shqipëria dhe qytetarët e saj po tregojnë se prej kohësh janë të përgatitur për të qenë pjesë e barabartë e familjes evropiane dhe për të përballuar me përgjegjësi sfidat që sjell kjo rrugë.

Banner

Related posts

Zv/kryeministri Stoilkoviq: Për mua gjithmonë do të jetë ‘Kosovë dhe Metohi’, por do të respektoj vendimet e shtetit

Gjyla Halili

Liverpooli i bën hazër 58 milionë euro për Lavian

admin

Kështu do të jetë moti gjatë ditës në Maqedoni

Gjyla Halili