AKTUALE

Sot thuhen fjalët përfundimtare në rigjykimin për zjarrin në spitalin modular ku u dogjën 14 pacientë

Sot thuhen fjalët përfundimtare në rigjykimin për zjarrin në spitalin modular ku u dogjën 14 pacientë.

Në Gjykatën e Tetovës sot me fillim në ora 10:00 pritet të thuhen fjalët përfundimtare në rigjykimin për zjarrin në spitalin modular të Tetovës ku u dogjën 14 pacientë.

Në këtë rast akuzohen ish drejtori mjekësor i spitalit Florin Besimi, ish drejtori Ekonomik Artan Etemi dhe Spitali i Tetovës si person juridik.

Besimi dhe Etemi, akuzohen për veprën penale “Krime të rënda kundër sigurisë publike”, ndërsa ISHP Spitali Klinik i Tetovës për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Rasti rigjykohet pasi Gjykata e Apelit të Gostivarit e ka kthyer lëndën në Gjykatën Themelore në Tetovë.

Banner

Related posts

Ivanovski: Vendimi për dhurim organesh, shpresë për të tjerët

Gjyla Halili

Bdi/ Skandal: Anëtari i vetëm shqiptar nga gjithësej 12 në Komisionin për çmimin “8 Shtatori” propozon vetveten për shpërblim

Gjyla Halili

Mexhiti: Kush e harron historinë rrezikon ajo ti përsëritet

admin