AKTUALE

Zgjedhjet në Shqipëri/ Numërimi deri në ora 07:00 – PS siguron 52.95% të votave, PD 34.11%

Numërohen 26.52% e kutive të votimit në vend, PS kryeson me 83 mandate, PD 51 mandate. PSD forcë e tretë politike

Deri në orën 4 të mëngjesit, numëruesit në të gjithë vendin kanë numëruar 1386 kuti votimi nga 5225 që janë në të gjithë Shqipërinë.

Sipas shifrave zyrtare të raportuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, votat në çdo qark të përkthyera në mandate, japin një tablo ku Partia Socialiste kryeson thellë me numër mandatesh.

Kështu socialistët kanë deri tani 83 mandate, ku rezultatin më të mirë e kanë në Tiranë, Fier, Durrës dhe Elbasan.

Nga ana tjetër koalicioni i kryesuar nga Partia Demokratike është me 51 mandate.

Sa i përket partive të reja, PSD-ja e Tom Doshit është forcë e tretë politike në Kuvend me 3 mandate, koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” ka 3 mandate, ndërkohë që Partia Mundësia dhe Lëvizja Bashkë dhe Koalicioni Euroatlantik kanë nga një mandat.

Deri më tani janë numëruar 26.52% e kutive të votimit.

Deri në ora 07:00, sipas të dhënave të KQZ-së në Shqipëri, janë numëruar 1273 qendra votimi nga 5225.

Sipas këtyre të dhënave, Partia Socialiste ka siguruar 52.95% të votave apo 169.768 vota, derisa Partia Demokratike 34.11% ose 109.349 vota.

Banner

Related posts

Drejtori i Diasporës zhvillon takim me Kryetarin e Komunitetit Musliman Shqiptar në Zvicër, Hfz. Mehas ef. Alija

Gjyla Halili

SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar pritet të prezantojnë një marrëveshje për uljen e tarifave

Gjyla Halili

Ahmeti për Grubin: Është mirë diku në hapësirat shqiptare, do të paraqitet para drejtësisë, por jo atë hakmarrëse dhe selektive

Gjyla Halili