AKTUALE

Taravari: Vjen një ligj për vetëqeverisje lokale që është centralizim plus

Nga Negotina ku ishin grumbulluar për të zyrtarizuar kandidimin e Isen Shabanit për kryetar komune në një mandat të trete, lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka folur njoftuar që nesës ose më së voni pasnesër, do të sillet vendimi për braktisjen e qeverisë.
Sipas Taravarit, nuk mund të lejojohet nënçmimin dhe margjinializimin e shqiptarëve, dhe se është marrë vendim që të kthehen te populli.
Fatkeqësisht, vitin e kaluar kërkuam votën për të sjellë ndryshimin, por ky ndryshim që e kemi nuk është ndryshimi që e kanë pritur shqiptarët. Ky është fakt i pamohueshëm. Qeveria disi u humb në rrugën drejt Bashkimit Evropian. E premtuam dezentalizimin, faktikisht vjen një ligj për vetëqeverisje lokale që është centralizim plus”, tha Taravari.
Sipas Taravarit, situata në administratën shtetërore, fatkeqësisht ka një margjinalizim të jashtëzakonshëm dhe tendecë që shqiptarët të margjinalizohen.
Aleanca për Shqiptarët ka vendos që nesër apo pasnesër të sjell vendim në organet partiake, kur krejt vrapojnë të hyjnë në qeveri, me dinjitet të largohemi nga qeveria. Dalim prej qeveria për tu kthyer më fuqishëm, sidomos në Pushtetin Lokal dhe pastaj në Pushtetit qendror. Duam që kur të jemi në qeveri të mos jemi kukulla. S’mund ta luajmë këtë rol. Ose do të jemi si duhet, ose më mirë të mos jemi në qeveri”, tha Taravari. Flaka Media

Related posts

Mexhiti nga Buteli: Ndryshimi po vjen, ndryshimi VLEN

Gjyla Halili

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa kufij” – Kosova shënon rënie për 19 vende

Gjyla Halili

SKANDAL/ “Menduan se është shqiptar, rrihet keq suedezi në Manastir, ia morën bluzën me shqiponjë”

Gjyla Halili