AKTUALE

Krim familjar në Kërçovë, djali me sëpatë sulmon prindërit, babai vdes

Një krim familjar ka ndodhur në fshatin Sërbjani të Kërçovës, ku sipas informacioneve djali me sëpatë ka sulmuar prindërit, ndërsa si pasojë babai ka humbur jetën.
“Sot në orën 07:10, zyrtar policor të SPB Kërçovë, kanë privuar nga liria 48 vjeçarin E.A për shkak veprës penale ‘vrasje’. Rreth orës 07:00 nga Ndihma e Shpejtë kanë njoftuar se tek ata është paraqitur E.A i cili ka treguar se me sëpatë ka sulmuar prindërit e tij. Me makinë të Ndihmës së Shpejtë të dy personat janë dërguar në spitalin e Kërçovës, ku U.A (74), babai i autorit, ka nderuar jetë, ndërsa F.A (67) nëna e autorit, është në gjendje jokontaktibile. E.A është privuar nga liria dhe pas dokumentimit të rastit do të ngritet kallëzim penal”, thuhet në komunikatën e MPB-së.

Banner

Related posts

“Shvercerat” mbështesin protestën e 13 dhjetorit në Shkup: Lufta e UÇK-së ka qenë luftë e drejtë dhe për liri

Gjyla Halili

Policia sillet në mënyrë brutale ndaj Demë Shehut nga rasti i Kumanovës

Gjyla Halili

Ahmeti porosi Mickovskit nga sheshi i Shkupit: Fjal mas fjale nis belaja

Gjyla Halili