AKTUALE

Promovohen në Shba verërat e Dedvukaj Vineyards/Dedivanaj: Pashko Dedvukaj i qëndroi besnik Malësisë

Kryetari i Shoqatës ” Jehona e Malësisë”, bisnismen i njohur në Shba, Agron Dedivanaj, i shoqëruar me bashkëpunëtorë mbrëmë ka mar pjesë në një event ku janë promovuar 4 lloje të verës të cilat prodhohen në Malësi nga Dedvukajvineyard, në pronësi të atdhetarit Pashko Dedvukaj.

Dedivanaj ka përgëzuar mikun e fëmijërisë së tij Pashko Dedvukaj, i cili ka zgjedhur ka filluar këtë biznes duke zgjedhur ti qëndrojë besnik vendlindjes së tij, Malësisë.

“Ai e ka ngritur Malësinë në një stad të ri, duke treguar se Malësia ka ekspertët e saj dhe mund të prodhojë verëra të cilësisë, konkurruese me vreshtarët e cilitdo vend me përvojë gjeneratash”- ka shkruar Dedivanaj.

Ja postimi plotë:

Përgëzoj me shumë krenari shokun tim që nga fëmijëria dhe bashkëatdhetarin tonë, Pashko Dedvukaj, për arritjet e tij në biznesin familjar, të shfaqura mbrëmë gjatë promovimit të katër llojeve të ndryshme të verës, në restaurantin “Zana”.

Pashku, megjithëse kishte mundësinë e largimit, zgjodhi të qëndrojë besnik ndaj vendlindjes së tij, Malësisë, dhe të qëndrojë aty ku e ka zanafillën. Puna, sakrifica dhe suksesi i tij nuk janë vetëm një fitore personale, por një arritje për të gjithë ne. Ai e ka ngritur Malësinë në një stad të ri, duke treguar se Malësia ka ekspertët e saj dhe mund të prodhojë verëra të cilësisë, konkurruese me vreshtarët e cilitdo vend me përvojë gjeneratash.

Detyra jonë është ta falënderojmë dhe ta mbështesim duke konsumuar dhe promovuar me krenari prodhimet e tij. Me shpresë që Malësia të vazhdojë të shquhet në rrugën e suksesit në çdo fushë të mundshme!
Faleminderit, Pashko, për gjithë punën dhe përkushtimin tënd!

Banner

Related posts

IKD kërkon nga Kuvendi të mos shmang procedurat për Projektligjin për Byronë

Gjyla Halili

Dy kandidatët për Kryetar të Komunës së Sarajit, Muhamed Elmazi dhe Blerant Ramadani, bashkë në Saraj gjatë një varrimi.

Gjyla Halili

Deputetja Rina Ajdari në ShBA me senatoren Roys qëndruan në kampin demokrat

Gjyla Halili