AKTUALE

U REALIZUA SEMINARI TRAJNUES ME HAXHILERËT E TETOVËS – HAXHI 2025

Banner

Në një atmosferë solemne dhe me një program të mirëorganizuar, u mbajt seminari trajnues me haxhilerët e Tetovës për Haxhin 2025. Ky seminar kishte për qëllim informimin dhe përgatitjen shpirtërore e praktike të haxhilerëve rreth urtësive dhe sfidave të këtij udhëtimi të shenjtë.

Myftiu i Tetovës, Dr. Hfz. Selver Xhemaili përshëndeti të haxhilerët, duke u dëshiruar një udhëtim të mbarë dhe kthim me Haxh të pranuar. Myftiu gjithashtu theksoi rëndësinë e durimit gjatë gjithë procesit dhe i inkurajoi haxhilerët që të kultivojnë dashurinë vëllazërore, si vlerë thelbësore për një përjetim të paharrueshëm të Haxhit.

Koordinatori i Haxhit për këtë vit, Nuhi ef. Ganija, gjithashtu iu drejtua të pranishmëve me fjalë përshëndetëse, duke folur për rëndësinë shpirtërore dhe urtësinë e Haxhit si akt adhurimi që afron njeriun me Zotin dhe e pastron shpirtin nga sprovimet e përditshmërisë.

Panelisti kryesor i seminarit ishte hoxha Ibrahim ef. Alija, i cili sqaroi dispozitat dhe praktikat e Haxhit dhe të Umres, duke u ndalur në hollësi mbi ritualet dhe aspektet e nevojshme që duhen ndjekur me përkushtim.

Programi u pasurua edhe me lexim nga Kur’ani Famëlartë nga hoxhallarët Jonus ef. Tairi dhe Vedat ef. Sadiki, të cilët me zërat e tyre të bukur i dhanë një dimension të veçantë shpirtëror seminarit. Me ilahi të përkushtuara për Haxhin, atmosfera u gjallërua nga grupi i njohur “Sytë e Zemrës” nga Tetova (Nuran, Xhelil dhe Bekim Havziu).

Mjekja Gjizveta Havziu u foli haxhilerëve për rëndësinë e kujdesit shëndetësor gjatë qëndrimit në vendet e shenjta, duke i këshilluar që të jenë të përgatitur fizikisht për të përballuar kushtet klimatike dhe fizike të Haxhit.

Moderimi i seminarit u bë në mënyrë të shkëlqyer nga Enes ef. Halili, i cili siguroi rrjedhshmëri dhe organizim të lartë gjatë të gjithë programit.

Në fund, para haxhilerëve u prezantua ekipi udhëheqës që do t’i shoqërojë dhe asistojë gjatë gjithë rrugëtimit të tyre të shenjtë.

Banner

Related posts

Dukaj nënshkroi memorandum bashkëpunimi mes Malit të Zi dhe Emirateve të Bashkuara Arabe në fushën e sigurisë kibernetike

admin

Ratkoceri me pyetje publike për Albin Kurtin dhe “përfaqësuesit” e tij në RMV

Gjyla Halili

Mickoski: Kushdo që hap tema për çështje identiteti nuk ia mendon të mirën fqinjit dhe nuk i respekton vlerat evropiane

Gjyla Halili