AKTUALE

“Taravari e hetoi “tërmetin” që do të ndodhë”! Ali Ahmeti nga Struga porosi VLEN-it: Ikni se do të mbeteni në tunel brenda

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti mbrëmë ka mbajtur takim me qytetarët e Strugës, transmeton TV21. Ahmeti theksoi se çështjet madhore kërkojnë zgjidhje. Tutje foli edhe për kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, pjesë e Qeverisë, Arben Taravari. Tha se Taravari e ka hetuar “tërmetin” që do të ndodhë, dhe ju bëri thirrje edhe të tjerëve të braktisin partneritetin, pasi që siç shtoi Ahmeti do të mbesin brenda në tunel.

“Unë thash nuk i takoj kampit as të skeptikëve, as të frikacakëve, e as që frikesohem. Ne kemi ngrit kuadro, kemi bërë hapa përpara. Janë çështje madhore, që kërkojnë zgjidhje edhe këto zhvillime të brendshme te shqiptarët. Pa u ndërhyrë atyre në problemet e tyre të brendshme. Mirë ka bërë zotri Taravari që e ka braktis dhe e ka hetuar tërmetin që do të ndodh. E ka hetuar që padrejtësi të mëdha dhe na kthejnë 20 vjet pas, që e braktis partneritetin. Mirë ka bërë! Por edhe këta që mbesin, mos mbesin se do mbesin ne tunel brenda. Le të ikin sa më shpejtë”, deklaroi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Related posts

Shaqiri: Aktivistët e të gjitha partive të bashkuar në Strugë, demantuan ata të cilët s’vlenë as të komentohen

Gjyla Halili

Sela në Zvicër, takim me diasporën strugane në mbështetje të kandidatit të AKI

Gjyla Halili

Civil për parregullsitë zgjedhore: Transport i organizuar dhe marrje e të dhënave nga qytetarët para votimit

Gjyla Halili