AKTUALE

Gjatë qëndrimit në SHBA, Oda Kërçovare ndau disa mirënjohje të veçanta.

Mirënjohje iu dha atdhetarit Azem Aliu, i cili në vitet ’80 themeloi Albanian-American Islamic Center, një vatër e shenjtë kushtuar Zotit dhe kombit shqiptar.

Mirënjohje iu nda edhe Shoqatës “Uskana USA” për rolin e saj të rëndësishëm në ruajtjen dhe kultivimin e traditës kërçovare dhe asaj shqiptare në diasporë.

Po ashtu, u ndanë mirënjohje për disa familje që kanë kontribuar ndjeshëm në çështjen kombëtare, ndër to:
• Familja Saliu
• Familja Ajroja
• Familja Baftiri
• Familja Ajdini

Oda Kërçovare shpreh mirënjohje të thellë për të gjithë shqiptarët që jetojnë në SHBA, për përkushtimin, kontributin dhe dashurinë e tyre të palëkundur për atdheun dhe traditën.

Banner

Related posts

BDI shpreh shqetësim për financimin e narrativave ruse në vendin tonë dhe Ballkanin Perëndimor

Gjyla Halili

Dalja deri në orën 9:00 në komunën e Tetovës është 3,2 për qind

Gjyla Halili

Me çmime të larta e paga të ulëta vështirë të jetohet!

Gjyla Halili