AKTUALE

Filipçe jemi dakorduar për një takim me Taravarin

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, sot në një intervistë për emisionin “Politikantë” në Infomax, bëri të ditur se javën e ardhshme është caktuar një takim me ministrin aktual të Shëndetësisë, Arben Taravari, i cili po shqyrton mundësinë e largimit nga koalicioni qeveritar.

Me Arbenin kemi një marrëdhënie të mirë personale si kolegë. Nuk e di saktësisht çfarë po ndodh, nëse do të largohet nga Qeveria apo jo, por kemi rënë dakord të takohemi javën që vjen”, deklaroi Filipçe.

Ky takim vjen në një kohë kur qeveria po përballet me tensione të brendshme dhe mundësi për riformatim të koalicionit. Taravari nuk ka dalë ende me qëndrim zyrtar për qëndrimin e tij në ekzekutiv.

Banner

Related posts

Oakland GOP shpall kandidatin e ri ekzekutiv të qarkut përpara afatit

Gjyla Halili

Mirënjohje për Nasir ef. Xhemaili

Gjyla Halili

Nikollë Camaj: E ardhmja politike e Snezhana Paunović mund të jetë si ajo e Millosheviqit në vitin 2001, apo e Rankoviqit në vitin 1966

Gjyla Halili