AKTUALE

BASHKËSIA FETARE ISLAME E RMV – së PJESËMARRËSE NË EDICIONIN E TRETË TË GARAVE KUR’ANORE NDËRKOMBËTARE NË VENDET E BALLKANIT

Nën përkujdesjen e Kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame të RMV – së, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai dhe udhëheqje të drejtorit të sektorit fetaro – arsimor, Bashkësia Fetare Islame e RMV – së, merr pjesë në edicionin e tretë të Garave Kur’anore Ndërkombëtare të organizuara nga Mbretëria e Arabisë Saudite në bashkëpunim me Bashkësinë Islame të Kosovës të cilat mbahen në Prishtinë.

Në këto gara Bashkësia Fetare Islame e RMV – së përfaqësohet nga 25 garues në 4 konkurrenca të ndryshme edhe atë:
– Memorizim i tërësishëm i Kur’anit Famëlartë
– Memorizim i dhjetë pjesëve të Kur’anit Famëlartë
– Memorizim i pesë pjesëve të Kur’anit Famëlartë
– Memorizim i 2 pjesëve të Kur’anit Famëlartë
Vlen të theksohet se pjesë e komisionit vlerësues të këtyre garave është edhe Prof. Hfz. Shafi Osmani.

Bashkësia Fetare Islame e RMV – së kandidatët e saj i falenderon për përfaqësimin dinjitoz duke ju dëshiruar shëndet dhe suksese të larta.

Allahu ju bekoftë!

Banner

Related posts

Bdi: Kanë kaluar 21 ditë – Qeveria ende po fsheh faktet kyçe dhe përgjegjësit për tragjedinë më të madhe që ka përjetuar Koçani.

Gjyla Halili

Mickoski: Qeveria e LSDM-së dhe BDI-së personalisht mua, por edhe VMRO-në, na kanë përcjellë me dronë

Gjyla Halili

Zgjerimi i Frontit Europian, Osmani: Historike!

Gjyla Halili