AKTUALE

Zbulohet emri i vrasësit në Shtip – studenti turk në arrati pas vrasjes së bashkëkombasit

Tetë plumba janë qëlluar mbi një student turk në një incident të rëndë që ndodhi sonte në Shtip. Sipas informacioneve jozyrtare të publikuara nga TV Star, një person ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Bëhet fjalë për një shtetas turk, i cili mbeti rëndë i plagosur pas një përplasjeje me persona të tjerë, dhe më pas ndërroi jetë si pasojë e plagëve. Sipas burimeve, viktima kishte me vete një thikë, çka ka çuar në reagimin e një personi tjetër me armë zjarri.

Për vrasjen është i dyshuar shtetasi turk Bedri Polat, i cili ndodhet në arrati. Policia është në kërkim të tij ndërsa hetimet janë në zhvillim. Ngjarja ka tronditur qytetin dhe opinionin publik në gjithë vendin.

Banner

Related posts

MPB-Maqedoni shpall konkurs për punësimin e 600 policëve

Gjyla Halili

Shoqata Atdhetare “Malësia e Madhe” në Michigan përkujton ditëlindjen e Skënderbeut

Gjyla Halili

Takimi Vuçiç-Kurti, agjenda nis me takime të ndara, mbyllet me deklaratën e Borrell

admin