AKTUALE

Reshje të rrëmbyeshme shiu në Tetovë, vërshime në rrugët e Çarshisë së Epërme

Banner

Në mesditë në Pollog janë regjistruar reshje të rrëmbyeshme shiu. Reshjet afatshkurta kanë shkaktuar vërshime në rrugët e Çarshisë së Epërme në Tetovë, ku uji ka hyrë edhe në disa oborre të shtëpive. Reshjet e rrëmbyeshme kanë dëmtuar edhe rrugët.

Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike për sot kanë paralajmëruar mot me vranësira të ndryshueshme dhe të paqëndrueshëm, me reshje lokale të kohëpaskohshme shiu dhe bubullima. Vende-vende proceset do të jenë më intensive në formën e stuhive me shi të rrëmbyeshëm, bubullima, erë të fortë (mbi 60 km/h) dhe paraqitje të izoluar të breshrit.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 8 deri 14, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 20 deri 28 gradë Celsius.

Gjatë kësaj jave, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i paqëndrueshëm me paraqitje të shpeshta të reshjeve lokale dhe bubullimave. Të enjten, në pjesët perëndimore do të fryjë erë e fortë nga jugperëndimi. Temperaturat ditore nga e shtuna me erë të fortë veriore do të ulen.

Banner

Related posts

“Pazari i Dimrit” në Tuz u hap më 19 dhjetor dhe vazhdon deri më 2 janar 2025

Gjyla Halili

Mickoski: Kërkojmë garanci nga KE se nuk do të ketë probleme dypalëshe në integrimet tona evropiane

Gjyla Halili

KRYETARI I BASHKËSISË FETARE ISLAME TË RMV-SË, REISUL ULEMA H. HFZ. SHAQIR EF. FETAI, MORI PJESË NË EVENTIN “TOP 100”

Gjyla Halili