AKTUALE

Momenti kur Friedrich Merz e kuptoi se nuk ishte zgjedhur kancelar i Gjermanisë

Lideri konservator i Gjermanisë ka humbur papritur shumicën në një votim parlamentar për t’u bërë kancelar.

Friedrich Merz kishte nevojë për 316 vota në Bundestagun me 630 vende, por siguroi vetëm 310.

Kjo u bë e ditur nga presidentja e Bundestagut, Julia Kloeckner, përcjell Telegrafi.

Kjo erdhi pasi njerëz të brendshëm të partisë kishin shprehur të hënën besim se ai do të siguronte shumicën.

Pas kësaj, Kloeckner e shtyu seancën parlamentare për t’u lejuar partive të vendosnin se si të vazhdonin.
Dështimi i Merz në votimin e parë shihet si i pashembullt në historinë moderne gjermane.

Bundestagu tani do të ketë edhe 14 ditë të tjera për të zgjedhur ose Merzin ose një kandidat tjetër si kancelar.

Sipas kushtetutës së Gjermanisë, nuk ka kufi se sa votime mund të mbahen, por në fund të fundit nëse nuk arrihet shumica absolute, atëherë një kandidat mund të zgjidhet me shumicë të thjeshtë.

Disfata e Merzit shihet nga komentatorët politikë si një “poshtërim”, ndoshta i shkaktuar nga anëtarët e SPD-së Socialdemokrate, e cila nënshkroi një marrëveshje koalicioni me konservatorët e tij të hënën.

Related posts

Kovaçevski: Bisedimet për sigurimin e shumicës janë të drejtuara nga integrimi i shtetit në BE

admin

Kujtim emocional për Betejën e Koshares nga Frashër Oseku – veterani dhe invalidi i UÇK-së që në trup ende bart copa granatash

admin

Sela: Taravari nuk mund të kthehet në ASH, bashkimi me të do të ishte “imoralitet ekstrem”

Gjyla Halili