AKTUALE

Presidentja Osmani: Aganin e vrau makineria gjenocidale serbe që frikësohej nga mençuria e tij

Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar akademik Fehmi Aganin në përvjetorin e 26-të të vrasjes së tij.

Agani është vlerësuar si një prej mendjeve më të ndritura të rezistencës paqësore.

Osmani ka thënë se Aganin e ka vrarë makineria gjenocidale serbe që frikësohej nga mençuria e tij.

“Ai besoi te fuqia e vlerave njerëzore edhe në kohën kur bota heshti përballë krimeve të Serbisë në Kosovë. E vrau pikërisht ajo makineri gjenocidale serbe e cila frikësohej nga mençuria e tij që ngjallte shpresë. Kujtimi dhe vizioni i tij mbetet udhërrëfyes për brezat që besojnë se liria dhe dinjiteti mbrohen me çdo kusht”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Banner

Related posts

Emisari i BE-së sot në Kosovë, pritet të takohet me udhëheqësit e shtetit

Gjyla Halili

El Hilal Tetovë, mbi 80 çanta shkollore për fëmijët dhe familjet në nevojë

Gjyla Halili

Mickoski thotë se e ka pranuar letrën e Ahmetit: Ai ankohet për gjykatësit që janë zgjedhur me shumicë të BDI-së dhe LSDM-së

Gjyla Halili