AKTUALE

Kuvendi duhet të mbajë seancën e 47-të dhe vazhdimin e seancës së 34-të

Banner

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë seancën e 47-të, ku më pas do të vazhdojë seanca e 34-të.

Në rend dite të seancës së 47-të janë gjithsej 12 pika. Para deputetëve në seancën e sotme plenare është Propozim- ligji për ndryshime dhe plotësime në Kodin penal në procedurë të shkurtuar nga deputetët e partisë E Majta e cila parashikon dyfishimin e afateve të vjetërsimit të veprave penale dhe futjen e mosvjetërsimit të afateve për veprat penale kundër detyrës zyrtare. Gjithashtu, partia E Majta ka paraqitur Propozim- ligj për ndryshimin e Ligjit për financimin e partive politike me procedurë të shkurtuar.

Në rend dite janë edhe Propozim- ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për transportin rrugor, Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për orarin e punës së punëtorëve mobil në trafikun rrugor dhe pajisjet për regjistrimin në trafikun rrugor, Propozim- ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kulturë, Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për menaxhimin e pronës së konfiskuar, Propozim- ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale dhe të tjera.

Madje, në seancën e 34-të duhet të votohet për më shumë pika që janë shqyrtuar më parë nga deputetët. Në rendin e ditës për debat janë edhe Propozim- vendimi për emërimin e anëtarëve të Këshillit të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale, si dhe Propozim- ligji për ndryshime dhe plotësime në Ligjin për Avokatin e popullit në procedurë të shkurtuar.

Në Kuvend sot do të mbahet edhe seancë konstituive e Grupit parlamentar ndërpartiak për mbështetjen e të drejtave të romëve, përfshirjes dhe integrimit të tyre.

Banner

Related posts

Mickoski takohet me Ramën

Gjyla Halili

Jo çdo kush merr pjesë me vullnet të plotë në tubime, detyrimet të ndalen!

Gjyla Halili

Mickoski: Sulmi ndaj BDI-së nuk është sulm ndaj shqiptarëve, por sulm ndaj krimit që BDI përfaqëson

Gjyla Halili