AKTUALE

Ndahet nga jeta Kaqusha Kashari, Ahmeti: Ajo nuk u dorëzua asnjëherë, mbeti e përkushtuar ndaj idealit të lirisë dhe barazisë.

Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të znj. Kaqusha Jashari, themeluese e Partisë Socialdemokrate, ish-deputete e Kuvendit të Kosovës dhe një prej figurave të njohura të skenës politike në dekadat e fundit.

Gjatë angazhimit të saj në jetën publike, znj. Jashari ushtroi poste të rëndësishme në momente të ndryshme të historisë institucionale të Kosovës dhe ishte e pranishme dhe bartëse në procese me rëndësi për zhvillimet politike dhe shoqërore në Kosovë.

Kaqusha Jashari, pavarësisht vështirësive e presioneve që pati, nuk u dorëzua asnjëherë: mbeti e përkushtuar ndaj idealit të lirisë dhe barazisë.

Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta familjes Jashari, të afërmve, miqve dhe të gjithë atyre që ndanë me të rrugëtimin profesional dhe politik.

Banner

Related posts

Maqedoni, grupi punues për reforma zgjedhore nisi me punë

admin

Taravari: Na duhen të paktën 1000 mjekë, urgjentisht dhe pa vonesë

Gjyla Halili

Nikollë Camaj: Besatim e të pakursyer për çdo votë shqiptare

admin