AKTUALE

Taravari: VLEN-i sikur serviloset, me çdo kusht duan të jenë në Qeveri

Kryetari i ASH-së Arben Taravari, ka folur për takimin e tij që do ta mbajë sot me kryeministrin Hristijan Mickoski. Ai tha se do t’ia sqarojë çështjet që Mickoski nuk i ka të qarta në lidhje me funksionimin e ASH-së në Qeveri.

Taravari foli edhe për VLEN-in, për të cilët tha se “servilosen dhe duan me çdo kusht të jenë në Qeveri”.

“VLEN-i sikur serviloset dhe me çdo kusht mundohen të jenë në Qeveri. Nëse është kusht ky neve nuk na pengojnë, por duken jashtë prej jashtë dhe lënë përshtypje të keqe. U urojmë suksese, brenda ditës së nesërme do ta kemi grupin tonë parlamentar dhe do ta shohim si do të rrjedhin zhvillimet politike”, tha Taravari.

I pyetur për bashkëpunimin me MPB-në, ai tha se për momentin kryesia e partisë së tij ka vetëm vendim për të shkuar në zgjedhjet lokale me lista të veçanta për kandidatë për këshilltarë komunash.

“Për momentin kryesia e partisë ka vetëm një vendim, që është të shkojmë me lista të veçanta për këshilltarë komunal, ndërsa për kandidatët për kryetarë komunash do të shohim”, tha Taravari.

Related posts

Shoqëria “LËVIZJA” feston 10-vjetorin – përkrahje e veçantë nga Atdhetari Luan Veliu

Gjyla Halili

Faton Ahmeti: Kumanova u mbush me erën e urrejtjes, jo me frymën e sportit!

Gjyla Halili

Ademi: Kërkojmë përkrahje nga qytetarët për kandidaturën e Osmanit

Gjyla Halili